GUIDA STUDENTORE 2025
- Plipki Records
- Oct 24
- 1 min read
Siç e do tradita, që nga bashkëpunimi ynë i parë me Guidën Studentore, kemi zgjedhur të mbështesim të rinjtë që duan të shprehen përmes muzikës.
Misioni i Guida Studentore është të ndihmojë studentët që vijnë në Tiranë të gjejnë veten, frymëzimin dhe komunitetin ku ndihen pjesë.
Këtë vit, bashkë me Guidën Studentore, ne në Plipki Records ofrojmë mundësinë për 4 artistë të rinj që të ndajnë setet e tyre me ne.
Dërgoni setin tuaj me private link në www.plipkirecords.com/guidastudentore duke plotësuar formularin.
Zgjedhja e fituesve do të bëhet nga komuniteti ynë.
DERGO SETIN TEND ---> APLIKO






Comments